15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, nis gjykimi në mungesë ndaj Adnon Jasharit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati. Vendimi për zhvillimin e seancës në mungesë vjen pasi i akuzuari ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe vazhdon të jetë i…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.
Vendimi për zhvillimin e seancës në mungesë vjen pasi i akuzuari ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe vazhdon të jetë i arritshëm për organet e drejtësisë, ndërkohë që ndaj tij mbetet aktive edhe kërkesa publike e Policisë së Kosovës për lokalizimin e tij.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 22 tetor 2026 ka ngritur zyrtarisht aktakuzën ndaj Adnon Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë, Ekonomiaonline.
Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa po shkonte në fakultet, duke u qëlluar me armë zjarri.
Rasti pat nxitur reagime të mëdha publike pasi viktima kiste kërkuar më parë urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet, por mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.