Kurti takohet në Paris me presidentin e Senatit francez, diskutojnë për bashkëpunimin dhe anëtarësimin e Kosovës në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i Senatit të Francës, Gérard Larcher. Gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për rolin e Francës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se në takim është diskutuar për stabilitetin institucional…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i Senatit të Francës, Gérard Larcher.
Gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për rolin e Francës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se në takim është diskutuar për stabilitetin institucional dhe politik të Kosovës, planet e Qeverisë për mandatin e ri, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Kurti ka bërë të ditur se në fokus të diskutimeve kanë qenë projektet në infrastrukturën hekurudhore dhe sportive, ndërtimi i digave dhe zhvillimi i industrisë së mbrojtjes.
Po ashtu, është diskutuar për reformat në drejtësi, arsim dhe administratë publike, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe përparimin demokratik të Kosovës.
Kryeministri ka theksuar se Kosova është e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim do të ishin hapa të rëndësishëm për vendin.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit në NATO. /Lajmi.net/