Hykmete Bajrami reagon pas zhvendosjes së fotografisë së Rugovës: Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvendosjes së fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka përdorur shprehjen “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, duke theksuar se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet përmes ndërrimit të fotografive në…

Lajme

09/11/2026 20:46

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvendosjes së fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka përdorur shprehjen “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, duke theksuar se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet përmes ndërrimit të fotografive në muret e institucioneve.

Ajo ka thënë se presidenti historik, Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë kanë vend të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës dhe në institucionet e tij.

“Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve! Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë e kanë vendin e tyre të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës dhe në zemër të çdo institucioni shtetëror”, ka shkruar Bajrami.

Tutje, deputetja e LDK-së ka theksuar se vlera dhe pesha historike e tyre nuk varen nga vendi ku vendosen fotografitë, e as nga vullneti i atyre që përkohësisht drejtojnë institucionet. /Lajmi.net/