Ky është djali i ish-deputetes që u kërcënua me armë nga zyrtari brenda ministrisë së Ekonomisë

Një incident i rëndë ndodhi sot në objektin e Ministrisë së Ekonomisë, ku njëri prej zyrtarëve u kërcënua me armë. Një mosmarrëveshje që nisi për shkak të një komisioni displinor, dyshohet se i parapriu kërcënimit me armë që zyrtari, Sami Shaqiri , dyshohet se i bëri eprorit të tij Dardan Bujupit. Sipas të dhënave të…

Lajme

09/11/2026 15:02

Një incident i rëndë ndodhi sot në objektin e Ministrisë së Ekonomisë, ku njëri prej zyrtarëve u kërcënua me armë.

Një mosmarrëveshje që nisi për shkak të një komisioni displinor, dyshohet se i parapriu kërcënimit me armë që zyrtari, Sami Shaqiri , dyshohet se i bëri eprorit të tij Dardan Bujupit.

Sipas të dhënave të deritanishme mosmarrëveshja kishte nisur rreth një komisioni disiplinor ku bënte pjesë Shaqiri. Bujupi kishte refuzuar të merrte pjesë në komision, me arsyetimin se ishte epror i Shaqirit.

Para incidentit, Shaqiri i kishte kërkuar Bujupit me email t’ia plotësonte një formular. Bujupi i ishte përgjigjur që ta plotësonte vetë dhe t’ia sillte për nënshkrim.Sipas të njëjtave informacione, Shaqiri më pas dyshohet se e ka ndjekur Bujupin deri në tualetin e ministrisë, ku dyshohet se e ka kërcënuar me armë.

Dardan Bujupi është djali i ish-deputeteds Donika Kadaj Bujupi, transmeton lajmi.net.

Në lidhje me këtë incident për lajmi.net është deklaruar edhe Policia e Kosovës të cilën njoftuan se janë duke e hetuar rastin.

“Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacion policor.Njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”./Lajmi.net/

Incident i rëndë në Ministri të Ekonomisë, punëtori e ndjek me revole eprorin e tij- Policia hap rastin si kanosje