Tahiri, Reçica dhe Musliu-Shoshi takojnë ambasadorin e BE-së, diskutojnë edhe për Gjykatën Speciale

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Prishtinëë, Dirk Schuebel. Për këtë takim ka njoftuar shefi i deputetëve të kësaj partie, Arian Tahiri. Ai ka thënë se në takim me ambasadorin e BE-së janë diskutuar disa tema,…

Lajme

09/11/2026 15:29

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Prishtinëë, Dirk Schuebel.

Për këtë takim ka njoftuar shefi i deputetëve të kësaj partie, Arian Tahiri.

Ai ka thënë se në takim me ambasadorin e BE-së janë diskutuar disa tema, përfshirë atë të Gjykatës Speciale.

“Gjatë takimit diskutuam për shqetësimet tona lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe rëndësinë e avancimit të agjendës evropiane. Bashkimi Evropian mbetet partner strategjik i Kosovës, ndërsa përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta evropiane është thelbësor për të ardhmen tonë.”, ka shkruar Tahiri.