Tasholli sqaron idenë e grevës: 10 minuta heshtje kombëtare çdo ditë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Ismail Tasholli ngs “Liria ka Emër” ka shpjeguar idenë e organizimit të një greve simbolike, përmes së cilës synohet të përcillet mesazhi i solidaritetit me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ai ka propozuar që çdo ditë të organizohen 10 minuta heshtje kombëtare, si shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-krerët e UÇK-së. Sipas…
Lajme
Ismail Tasholli ngs “Liria ka Emër” ka shpjeguar idenë e organizimit të një greve simbolike, përmes së cilës synohet të përcillet mesazhi i solidaritetit me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai ka propozuar që çdo ditë të organizohen 10 minuta heshtje kombëtare, si shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-krerët e UÇK-së.
Sipas Tashollit, përmes këtij veprimi synohet që mesazhi “jemi me ta” të përcillet në mënyrë të përditshme.