Presidentja Shiroka Pula pret në takim ambasadorin gjerman, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve. “Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të…

Lajme

09/11/2026 15:00

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve.

“Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fazat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje edhe në rrugën e mëtejshme të integrimit euroatlantik të vendit. Në takim u vlerësua gjithashtu roli i diasporës shqiptare në Gjermani, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve”, thuhet në njoftim.

Presidentja Shiroka Pula dhe ambasadori Rudolph kanë diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për avancimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: