Letra e kryeministrit britanik për Kurtin, ish-ambasadori: Trendafilova telefonoi vendet evropiane, kërkoi që Kosova të kërcënohet për Specialen

Ish-ambasadori i Kosovës, Muhamet Brajshori, ka pretenduar se presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, dhe kryeprokurorja Kimberley West kanë kontaktuar vazhdimisht qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar presion ndaj Kosovës për të mos e votuar sërish ligjin për Dhomat e Specializuara. Në një postim në platformën X, Brajshori ka…

Lajme

09/11/2026 13:05

Ish-ambasadori i Kosovës, Muhamet Brajshori, ka pretenduar se presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, dhe kryeprokurorja Kimberley West kanë kontaktuar vazhdimisht qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar presion ndaj Kosovës për të mos e votuar sërish ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një postim në platformën X, Brajshori ka thënë se gjatë vizitave të tij në disa kryeqytete evropiane javën e kaluar, ka mësuar për këto kontakte, shkruan Insajderi.

Sipas tij, në telefonatat me përfaqësuesit e vendeve evropiane, Trendafilova dhe West kanë kërkuar që Kosovës t’i bëhet presion përmes kërcënimeve me bllokimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe të fondeve, si dhe duke e mbajtur jashtë agjendës anëtarësimin në Këshillin e Evropës përderisa vazhdojnë procedurat në Gjykatën Speciale.

“Kjo letër është ndikuar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe nga telefonatat në Londër të presidentes së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, dhe kryeprokurores Kimberly West. A nuk e ka dëgjuar Londra edhe perspektivën e Kosovës? Kosova duhet t’i shpjegojë shqetësimet e saj drejtpërdrejt dhe qartë. Mbretëria e Bashkuar nuk do ta mbështeste një rast të dytë të ngjashëm me atë të ‘Birmingham Six’”, ka shkruar Brajshori.

Brajshori ka pretenduar se argumenti i tyre ka qenë se Gjykata Speciale është themeluar për të dhënë drejtësi dhe jo për ta vënë në pikëpyetje vetë drejtësinë e saj, duke iu referuar mundësisë së një shqyrtimi nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Ai e ka cilësuar këtë qëndrim si të pazakontë sa i përket llogaridhënies gjyqësore, duke argumentuar se asnjë gjykatë nuk duhet të jetë mbi shqyrtimin.

Pretendimet e Brajshorit vijnë në kohën kur kryeministri britanik, Andy Burnham, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mbështetjen për mandatin e Gjykatës Speciale.

https://x.com/mbrajshori/status/2119477284595794210?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2119477288396026157%7Ctwgr%5Ee867e40414961e7c748ae45620faa762bf5633fc%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fletra-e-kryeministrit-britanik-per-kurtin-ish-ambasadori-trendafilova-telefonoi-vendet-evropiane-kerkoi-qe-kosova-te-kercenohet-per-specialen%2F