19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren. Me këtë rast, zyrtarët e rinj policorë u pritën nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, së bashku me stafin komandues. Fillimisht, drejtori Alija i përgëzoi zyrtarët e rinj për…

Lajme

09/11/2026 13:34

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Me këtë rast, zyrtarët e rinj policorë u pritën nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, së bashku me stafin komandues.

Fillimisht, drejtori Alija i përgëzoi zyrtarët e rinj për vendimin dhe gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar Policisë së Kosovës, duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre të ri profesional.

Ai theksoi se detyra e policit nuk është vetëm një profesion apo vend pune, por mbi të gjitha është nder, përgjegjësi dhe shërbim ndaj qytetarëve dhe vendit.

Njëkohësisht, drejtori Alija kërkoi nga zyrtarët e rinj që detyrat dhe përgjegjësitë e tyre t’i kryejnë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri, duke ruajtur dhe kultivuar reputacionin e Policisë së Kosovës si një nga institucionet më të besueshme në vend.

Pas fillimit të detyrës, 19 zyrtarët e rinj policorë janë shpërndarë në stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, përkatësisht në Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren u uron mirëseardhje dhe shumë suksese zyrtarëve të rinj në ushtrimin e detyrës së tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike.