Energjia do të diskutohet të enjten në Kuvend, Tahiri: Nga kjo Qeveri u ble rrymë mbi 1 miliardë euro, kjo duhet të hetohet nga Prokuroria

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka folur në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës që është caktuar të mbahet të enjten nga ora 10:00. Ai ka thënë se kërkesa e grupit parlamentar të Aleancës është miratuar, pasi të enjten do të debatojnë për energjinë, që ka thënë se është…

Lajme

09/11/2026 12:08

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka folur në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës që është caktuar të mbahet të enjten nga ora 10:00.

Ai ka thënë se kërkesa e grupit parlamentar të Aleancës është miratuar, pasi të enjten do të debatojnë për energjinë, që ka thënë se është tema më e rëndësishme që ka Kosova.

“Ne besojmë se ajo që ka ndodh këto vite gjatë kësaj qeverie, blerja e rrymës mbi 1 miliardë euro duhet të hetohet nga Prokuroria por edhe të ketë hetim në Kuvend. Është e pabesueshme që për gjashtë vite të mos mund të renovohet B1-shi e ju e dini që edhe ajo do të dokumentohet se B1-shi nuk është në funksion dhe nuk do të mund të hyj në funksion këtë dimër. rrjedhimisht, varësia e Kosovës për të blerë rrymë prej tregtarfëve të ndryshëm do të jetë e madhe”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se energjia është temë kyçe për Kosovën, ekonominë dhe çmimet e larta në Kosovë.

“Një temë tjetër që po ashtu do të trajtohet ka të bëj me shëndetësinë. Të enjtën ballafaqimi me QKUK-në, me kërkesën e një shërbimi shëndetësor është ballafaqim me stresin më të madh që mund ta ketë një familje.  Këtë do ta trajtojmë prej perspektivës së shërbimit publik që ofron ministria e shëndetësisë, dhe rrjedhimisht kushtet që ndërlidhen apo buxhetin bukur të dobtë që e ka kjo qeveri të projektuar për 2027 për shëndetësinë”, ka shtuar Tahiri. /Lajmi.net/