Digjet depo e QKMF-së në Gjakovë, ndërhynë zjarrfikësit dhe parandalojnë përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit
Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të së hënës në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë. Sipas njoftimit të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, rreth orës 02:20 pas mesnatës, ekipet janë njoftuar për zjarrin dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte përfshirë një…
Lajme
Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të së hënës në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, rreth orës 02:20 pas mesnatës, ekipet janë njoftuar për zjarrin dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Zjarri kishte përfshirë një pjesë të depos në bodrumin e objektit të QKMF-së.
Falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll në kohë, duke shmangur përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit dhe dëmet e mëtejshme.
“Falë reagimit të shpejtë dhe intervenimit profesional, zjarri është lokalizuar me kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit dhe dëmet e mundshme më të mëdha”, u bë e ditur në njoftim.
Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka bërë të ditur se intervenimi është realizuar me sukses.
Deri më tani, në njoftimin e publikuar nuk janë dhënë detaje për shkakun e zjarrit apo për dëmet e shkaktuara.
Njoftimi i plotë: