KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar rezultatet e Testit Kualifikues për kandidatët që synojnë të bëhen prokurorë të shtetit. Testi është mbajtur më 7 nëntor, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Përmes një njoftimi, KPK ka bërë të ditur se kandidatët që e kanë kaluar testin mund ta gjejnë emrin në…
Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar rezultatet e Testit Kualifikues për kandidatët që synojnë të bëhen prokurorë të shtetit.
Testi është mbajtur më 7 nëntor, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Përmes një njoftimi, KPK ka bërë të ditur se kandidatët që e kanë kaluar testin mund ta gjejnë emrin në listën e publikuar në linkun e bashkëngjitur.
Rezultatet janë publikuar nga Komisioni për Rekrutim, në bazë të Rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.