Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale nga motra e saj, Drenisa, familja ka bërë të ditur se Rinesa do të përcillet për në banesën e fundit të martën, më 10 nëntor, në orën 14:30, në Varrezat e Prishtinës, në Arbëri (Dragodan).
Po ashtu, familjarët kanë njoftuar se homazhet dhe e pamja do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në orën 17:00, në Grand Hotel Prishtina.
Kujtojmë se pas ndarjes së saj nga jeta në Kanada, ishte hapur një fushatë në platformën GoFundMe për mbledhjen e mjeteve financiare që do të mundësonin riatdhesimin e trupit të saj në Kosovë.
Fushata, e cila ka mobilizuar shumë njerëz, raportohet se ka arritur në 96 për qind të shumës së synuar, duke dëshmuar solidaritetin dhe mbështetjen për familjen Qeriqi.
Rinesa u nda nga jeta më 23 tetor, në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një tumor agresiv në tru.
Artistja e re la pas muzikën e saj dhe kujtime të shumta te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e ndoqën rrugëtimin e saj.