Greva e punëtorëve të Infrakos, nesër ndërpritet qarkullimi i trenave

Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të pësojë ndërprerje të hënën, më 9 nëntor, si pasojë e grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos. Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se treni me numër 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë. Kjo pasi Infrakos, menaxheri i…

Lajme

08/11/2026 18:35

Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të pësojë ndërprerje të hënën, më 9 nëntor, si pasojë e grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos.

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se treni me numër 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë.

Kjo pasi Infrakos, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore, pritet të ndalojë ofrimin e shërbimeve në orën 08:00.

Sipas njoftimit të Trainkos-it, pas këtij treni, të gjithë trenat e tjerë do të ndalojnë qarkullimin deri në normalizimin e situatës dhe rikthimin e shërbimeve infrastrukturore.

Trainkos ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve, duke theksuar se situata është jashtë mundësive të saj operative, ndërsa ka bërë të ditur se për çdo ndryshim të ri do të njoftojë me kohë.