“Pritet të ketë kapacitet për 14 mijë persona, synon të jetë më e madhja në Ballkan” – Zv.ministri turk deklarohet për vizitën tek vendin ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka vizituar punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës. Gjatë vizitës, ai është njoftuar nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës lidhur me ecurinë e projektit dhe rëndësinë e tij për komunitetin mysliman në vend, transmeton lajmi.net. Sipas njoftimit…
Lajme
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka vizituar punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës.
Gjatë vizitës, ai është njoftuar nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës lidhur me ecurinë e projektit dhe rëndësinë e tij për komunitetin mysliman në vend, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme turke, Xhamia Qendrore e Prishtinës synon të jetë kompleksi më i madh i xhamive në Ballkan, me kapacitet për të akomoduar rreth 14 mijë besimtarë.
Vizita e zëvendësministrit Özel u zhvillua në kuadër të agjendës së tij zyrtare në Kosovë./lajmi.net/