Tifozi i Ferencvarosit shfaqet me bluzën e Mussolinit në Milano, dënohet me 5 vite përjashtim nga stadiumet

Një tifoz ultras 50-vjeçar i Ferencvarosit është ndëshkuar rëndë në Milano, pasi u shfaq me një bluzë ku ishte stampuar fytyra e diktatorit fashist Benito Mussolini. Sipas policisë italiane, tifozi ishte parë fillimisht në sheshin Duomo, ndërsa më vonë u identifikua edhe në hyrje të stadiumit “San Siro”, para ndeshjes ndaj Milanit. Policia e mori…

Sport

07/11/2026 08:26

Një tifoz ultras 50-vjeçar i Ferencvarosit është ndëshkuar rëndë në Milano, pasi u shfaq me një bluzë ku ishte stampuar fytyra e diktatorit fashist Benito Mussolini.

Sipas policisë italiane, tifozi ishte parë fillimisht në sheshin Duomo, ndërsa më vonë u identifikua edhe në hyrje të stadiumit “San Siro”, para ndeshjes ndaj Milanit.

Policia e mori në pyetje në gjendje të lirë dhe i sekuestroi bluzën.

Ndërkohë, Kuestori i Milanos i shqiptoi atij një ndalim pesëvjeçar për hyrjen në stadiume, masë që vlen në të gjitha impiantet sportive në Itali dhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Ndëshkimi erdhi pavarësisht fitores 2-0 të Ferencvarosit ndaj Milanit, në një mbrëmje që për tifozin hungarez përfundoi me pasoja të rënda.