Big Brother VIP Albania 6 fillon së shpejti, publikohet videoja promovuese
Fansat e Big Brother VIP Albania mund të jenë më afër se kurrë me edicionin e ri të spektaklit. Faqja zyrtare e këtij formati ka publikuar një video promovuese për sezonin e gjashtë, duke nxitur reagime dhe kureshtje te ndjekësit. Në videon e publikuar shfaqet simboli i njohur i Big Brother, syri vëzhgues, i vendosur…
ShowBiz
Fansat e Big Brother VIP Albania mund të jenë më afër se kurrë me edicionin e ri të spektaklit.
Faqja zyrtare e këtij formati ka publikuar një video promovuese për sezonin e gjashtë, duke nxitur reagime dhe kureshtje te ndjekësit.
Në videon e publikuar shfaqet simboli i njohur i Big Brother, syri vëzhgues, i vendosur brenda një cope akulli që shkrihet gradualisht, transmeton lajmi.net.
Pamjet janë shoqëruar me mbishkrimin “Së shpejti”, një paralajmërim që lë të kuptohet se përgatitjet për rikthimin e spektaklit kanë hyrë në një fazë të re.
Publikimi ka ngjallur interesim të madh te fansat, të cilët tashmë kanë nisur të spekulojnë për personazhet që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Megjithatë, produksioni ende nuk ka zbuluar detaje rreth banorëve të mundshëm apo datës së saktë të nisjes së edicionit të gjashtë.
Deri atëherë, videoja promovuese mbetet sinjali i parë se Big Brother VIP Albania po përgatitet të rikthehet në ekran./lajmi.net/