“Nga furgoni dolën 4 persona, me goditën dhe tentuan të më fusin brenda”, Elton Tozaj rrëfen ngjarjen si e sulmuan

Një ngjarje e rëndë duket se ka ndodhur me Elton Tozajn, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto tronditëse, ku shfaqet i gjakosur dhe me kokën tërësisht të fashuar. Tozaj, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7, ka folur lidhur me këtë sulm, ku ka rrëfyer ngjarjen. “Ditën e djeshme unë…

ShowBiz

06/11/2026 14:15

Një ngjarje e rëndë duket se ka ndodhur me Elton Tozajn, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto tronditëse, ku shfaqet i gjakosur dhe me kokën tërësisht të fashuar.

Tozaj, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7, ka folur lidhur me këtë sulm, ku ka rrëfyer ngjarjen.

“Ditën e djeshme unë kam pasur një takim me një producent dhe një gazetare, ka qenë një bashkëpunim të tre episodeve të rrëfimit që do bëja. Kam dalë shtëpia, në momentin që kam dalë, kanë zbritur katër njerëz ose edhe më shumë kam ndjerë goditje këtu pas në kokë, kam rënë pa ndjenja, më pas jam goditur. Kanë tentuar për të më tërhequr zvarrë për të më futur në furgon, por di që ka pasur banorë që e kanë parë, kanë ulëritur dhe falë atyre kanë shpëtuar pa më hypur në furgon”,  ka thënë ai mes tjerash.