Xhavit Haliti: Protestat ndaj Hagës më shumë e dëmtuan sesa e ndihmuan procesin gjyqësor

I ftuar në emisionin “Politiko”, ish-deputeti i PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar aktivitetet dhe protestat e organizuara në prag të vendimit të 16 shtatorit në Hagë. Haliti tha se sensibilizimi i opinionit është diçka tjetër nga protestat, për të cilat vlerësoi se nuk kanë mundur të ndikojnë…

Lajme

05/11/2026 22:03

I ftuar në emisionin “Politiko”, ish-deputeti i PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar aktivitetet dhe protestat e organizuara në prag të vendimit të 16 shtatorit në Hagë.

Haliti tha se sensibilizimi i opinionit është diçka tjetër nga protestat, për të cilat vlerësoi se nuk kanë mundur të ndikojnë në procesin gjyqësor.

Sipas tij, protestat mund të kenë dëmtuar më shumë sesa kanë ndihmuar procesin.

“Sensibilizimi ka qenë diçka tjetër. Protestat nuk kanë mundur të ndikojnë në procesin gjyqësor. Besoj se më shumë kanë dëmtuar sesa kanë ndihmuar. Mendoj se më shumë e kanë dëmtuar procesin. Ata mund të thonë pse po e thotë ky kështu, por edhe ata janë të refuzuar, sepse ndryshe funksionon Perëndimi në raport me proceset gjyqësore”, ka deklaruar Haliti.