Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren për shkak të shkeljeve të sigurisë
Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit. Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve në terren janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, raporton lajmi.net Si pasojë e këtyre shkeljeve, është vendosur që punimet në këto…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve në terren janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, raporton lajmi.net
Si pasojë e këtyre shkeljeve, është vendosur që punimet në këto tri objekte të ndërpriten deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Postimi i plotë:
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren
Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit, për shkak të parregullsive të konstatuara në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve./Lajmi.net/