Kurti dhuron gjak në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, të pranishëm edhe familjarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhuruar gjak në kuadër të aksionit vullnetar të organizuar në shënim të 10-vjetorit të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari. Aksioni i dhurimit të gjakut po mbahet në ambientet e Zyrës së Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë. Të pranishëm në këtë aktivitet janë edhe familjarët e Astrit…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhuruar gjak në kuadër të aksionit vullnetar të organizuar në shënim të 10-vjetorit të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.
Aksioni i dhurimit të gjakut po mbahet në ambientet e Zyrës së Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë.
Të pranishëm në këtë aktivitet janë edhe familjarët e Astrit Deharit, si dhe aktivistë e pjesëmarrës të tjerë.
Ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve përkujtimore që po organizohen në dhjetëvjetorin e vdekjes së Deharit, i cili vdiq më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.