Shqipe Selimi kujton gjashtë vjet nga shkuarja e Rexhep Selimit në Hagë: UÇK një herë, UÇK gjithmonë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh bashkëshortja e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi Shqipe Selimi, ka kujtuar gjashtë vjet nga shkuarja e tij në Hagë. Me këtë rast, ajo ka publikuar një mesazh të bashkëshortit të saj, në të cilin Selimi shpreh qëndrimin e tij për Kosovën, luftën për liri dhe kthimin…
Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh bashkëshortja e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi Shqipe Selimi, ka kujtuar gjashtë vjet nga shkuarja e tij në Hagë.
Me këtë rast, ajo ka publikuar një mesazh të bashkëshortit të saj, në të cilin Selimi shpreh qëndrimin e tij për Kosovën, luftën për liri dhe kthimin e tij në vendlindje.
“UÇK n’Kosovë, UÇK n’Hagë, UÇK një herë, UÇK gjithmonë. Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë”, thuhet në mesazhin e Rexhep Selimit, të datës 18 shkurt 2026.