Mbrojtja e Afërt e kryeministrit Kurti ndërhyn ndaj protestuesit që e ndiqte nga pas
Një prej pjesëtarëve të Mbrojtjes së Afërt nga Policia e Kosovës e ka tërhequr për krahësh një protestues që u afrua te vetura pasi Albin Kurti u fut aty, për t’i kërkuar përgjigje për përgjegjësinë politike dhe institucionale që po kërkojnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Disa protestues, pas takimit me kryeprokurorin e shtetit provuan…
Lajme
Një prej pjesëtarëve të Mbrojtjes së Afërt nga Policia e Kosovës e ka tërhequr për krahësh një protestues që u afrua te vetura pasi Albin Kurti u fut aty, për t’i kërkuar përgjigje për përgjegjësinë politike dhe institucionale që po kërkojnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Disa protestues, pas takimit me kryeprokurorin e shtetit provuan të merrnin përgjigje nga kryeministri për kërkesat e tyre.
“Kryeministër, duam përgjigje”, dëgjohet duke thënë një protestuese ndërsa Kurti futet në veturën zyrtare, siç shihet në një video të publikuar.
Pasi shoqëruesit e tij të sigurimit u kujdesën që t’ia mbyllin derën shefit të Qeverisë dhe të qëndronin përreth veturës për pak kohë, njëri prej tyre e kapi për krahësh një protestues i cili po tentonte t’i afrohej veturës, duke e zhvendosur fizikisht. Aty ndërhynë disa protestuese.
Vrasja e paralajmëruar e Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj më 25 tetor nxiti protesta në disa qytete të Kosovës dhe kërkesa për llogaridhënie nga institucionet nga të cilat ajo kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje.