Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet feministe në takim me kryeprokurorin e shtetit
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon një takim me kryeprokurorin e shtetit, Zejnullah Gashi, për të kërkuar trajtim urgjent të rastit të Arlinda Zekajt dhe rasteve të tjera të vrasjes së grave. Takimi po mbahet pas insistimit të aktivisteve, të cilat përmes protestave në Prishtinë kanë kërkuar drejtësi për viktimat dhe llogaridhënie institucionale.…
Lajme
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon një takim me kryeprokurorin e shtetit, Zejnullah Gashi, për të kërkuar trajtim urgjent të rastit të Arlinda Zekajt dhe rasteve të tjera të vrasjes së grave.
Takimi po mbahet pas insistimit të aktivisteve, të cilat përmes protestave në Prishtinë kanë kërkuar drejtësi për viktimat dhe llogaridhënie institucionale.
Aktivistet kanë kërkuar që institucionet e drejtësisë të ndërmarrin veprime konkrete dhe t’u japin përparësi rasteve të dhunës dhe vrasjeve të grave.
Arlinda Zekaj u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.
Para vrasjes, ajo kishte raportuar dhunë në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.
Rasti nxiti protesta në kryeqytet, ku u kërkua hetimi i veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve që kishin trajtuar kërkesat e viktimës për mbrojtje.
Lidhur me këtë rast janë suspenduar 11 zyrtarë policorë. Sipas informacioneve të raportuara, masa janë ndërmarrë edhe ndaj kryeprokurores dhe prokurores së Pejës.
Ndërkohë, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje.