Nisin punimet në fazën e dytë të rrugës Kijevë-Malishevë, investohen 1.1 milion euro për 3.1 kilometra

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka përcjell nga afër nisjen e punimeve për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë-Malishevë. MIT ka thënë se kjo fazë përfshin rehabilitimin e 3.1 kilometrave rrugë, me një investim prej 1.1 milion eurosh nga Qeveria e Republikës së Kosovës. “Projekti parasheh rikonstruktimin e plotë të…

Lajme

05/11/2026 09:00

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka përcjell nga afër nisjen e punimeve për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë-Malishevë.

MIT ka thënë se kjo fazë përfshin rehabilitimin e 3.1 kilometrave rrugë, me një investim prej 1.1 milion eurosh nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Projekti parasheh rikonstruktimin e plotë të rrugës, asfaltimin, rregullimin e trotuareve dhe stacioneve të autobusëve, sistemin e kullimit dhe sinjalizimin rrugor. Së bashku me fazën e parë, rehabilitimi përfshin gjithsej 11.7 kilometra, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë rrugore për mbi 11 mijë banorë të zonës. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e investimeve që lehtësojnë qarkullimin dhe rrisin sigurinë për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar MIT. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: