Tre persona kapen me armë në një kafeteri në Gjilan, arrestohen dhe dërgohen në mbajtje
Tre persona janë arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se kanë mbajtur armë pa leje. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 nëntor, kur zyrtarët policorë kanë kontrolluar tre persona që po qëndronin në një kafeteri në qytetin e Gjilanit. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve dhe…
Lajme
Tre persona janë arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se kanë mbajtur armë pa leje.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 nëntor, kur zyrtarët policorë kanë kontrolluar tre persona që po qëndronin në një kafeteri në qytetin e Gjilanit.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, tri karikatorë, 25 fishekë dhe një thikë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në përputhje me procedurat ligjore.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është iniciuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. /Lajmi.net/