Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme në logjistikën e Policisë së Kosovës. Kësaj radhe, problemi lidhej me uniformat. Aty kërkohej që të dorëzoheshin kapelat që më pas të shfrytëzoheshin nga Gjenerata 63 për diplomim. Gjithsesi, institucionet përgjegjëse nuk reaguan fare, por nga Sindikata e Policisë së Kosovës e kanë…
Lajme
Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme në logjistikën e Policisë së Kosovës. Kësaj radhe, problemi lidhej me uniformat.
Aty kërkohej që të dorëzoheshin kapelat që më pas të shfrytëzoheshin nga Gjenerata 63 për diplomim.
Gjithsesi, institucionet përgjegjëse nuk reaguan fare, por nga Sindikata e Policisë së Kosovës e kanë pranuar se këtë problem e kanë që nga viti 2021. Madje, thonë se e kishin ngritur si shqetësim.
“Sa i përket uniformave, ne si sindikatë e kemi ngritur këtë problem. Që nga viti 2021, Policia e Kosovës nuk është pajisur me uniforma të rregullta për arsye të tenderëve, kanë dështuar tenderët. Ndërsa njësitë e tjera speciale kanë pasur uniforma të bollshme”, i tha Avdi Hoti televizionit T7.