Avokati i Familjes Zekaj: Dyshohet se Jetoni ka kontrolluar kamerat në shtëpinë e tij përmes telefonit, derisa ishte në stacionin policor

“Dyshohet se Jetoni ka kontrolluar kamerat në shtëpinë e tij përmes telefonit, derisa ishte në stacionin policor”, kështu ka deklaruar avokati i familjes së Arlinda Zekajt, e ndjera e cila u vra me sopatë nga kunati i saj, vetëm pak pasi e kishte raportuar burrin, Jeton Sylajn, për dhunë në familje. Besnik Berisha, në një…

Lajme

03/11/2026 22:03

“Dyshohet se Jetoni ka kontrolluar kamerat në shtëpinë e tij përmes telefonit, derisa ishte në stacionin policor”, kështu ka deklaruar avokati i familjes së Arlinda Zekajt, e ndjera e cila u vra me sopatë nga kunati i saj, vetëm pak pasi e kishte raportuar burrin, Jeton Sylajn, për dhunë në familje.

Besnik Berisha, në një intervistë në “Debat Plus”, tha se ai i kishte instaluar kamerat më të sofistikuara në shtëpinë e tij, madje dyshohet se kishte instaluar kamera edhe brenda dhomës së Arlinda Zekajt.

“Në ato momente, akoma dyshohet se Jetoni ka pasur qasje në telefonin e tij personal. Nga telefoni i tij personal ka përcjellë të gjitha lëvizjet në oborrin e shtëpisë së tij, ku kishte instaluar më parë kamerat më të sofistikuara që njeh teknologjia. Kishte instaluar edhe kamera në dhomën e gjumit, sepse Arlinda kishte dërguar foto tek të tjerët, duke u shqetësuar: ‘Ja ku ma kanë vendosur kamerën edhe këtu’.”