EGI Group i Egzon Kelmendit prezanton produktet Pi&Ki në panairin ndërkombëtar PLME Dubai
EGI Group i biznesmenit Egzon Kelmendi po merr pjesë në panairin ndërkombëtar Private Label Middle East (PLME) në Dubai, ku po prezanton gamën e produkteve të brendit të saj Pi&Ki. Pjesëmarrja në këtë panair, ku kompania ka qenë e pranishme edhe në edicionet e mëparshme, është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të EGI Group për…
Lajme
EGI Group i biznesmenit Egzon Kelmendi po merr pjesë në panairin ndërkombëtar Private Label Middle East (PLME) në Dubai, ku po prezanton gamën e produkteve të brendit të saj Pi&Ki.
Pjesëmarrja në këtë panair, ku kompania ka qenë e pranishme edhe në edicionet e mëparshme, është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të EGI Group për zhvillimin e prodhimit, promovimin e produkteve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Produktet Pi&Ki kanë dëshmuar ndër vite cilësinë dhe standardet e tyre duke ndërtuar një identitet të qëndrueshëm në treg dhe duke krijuar mundësi për zgjerim në tregjet ndërkombëtare.
Përmes këtij prezantimi, kompania synon të krijojë kontakte të reja biznesore, të forcojë partneritetet ekzistuese dhe të eksplorojë mundësi të reja eksporti.
Pi&Ki po prezantohet në Zabeel Hall, stenda Z1-PF22, nën moton “Proudly Made in Kosova. Ready for the World”.


