Shala i kundërpërgjigjet Pacollit, kjo e fundit i kërkoi 10 mijë euro dëmshpërblim: Ballafaqohemi në gjykatë!
Analisti i njohur, Azdren Shala i është kundërpërgjigjur ministres Fitore Pacolli. Kjo e fundit e ka paditur Shalën dhe i ka kërkuar 10 mijë euro dëmshpërblim, pasi ai në një emision e ka quajtur hajdute, transmeton lajmi.net. Shala në postimin e bërë ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga gjykata. “E për punën e…
Lajme
Analisti i njohur, Azdren Shala i është kundërpërgjigjur ministres Fitore Pacolli.
Kjo e fundit e ka paditur Shalën dhe i ka kërkuar 10 mijë euro dëmshpërblim, pasi ai në një emision e ka quajtur hajdute, transmeton lajmi.net.
Shala në postimin e bërë ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga gjykata.
“E për punën e padisë, unë nuk kam marrë asnjë ftesë që sot të paraqitem në gjykatë. Dy ftesa paraprake, njëra vitin e kaluar dhe tjetra në gusht të këtij viti, më kanë ardhur me vonesë.”, u shpreh ai fillimisht.
Tutje, Shala iu drejtuar ministres Pacolli duke i thënë se do të përballen në gjykatë dhe se kërkesa për dëmshpërblim prej 10 mijë eurove, nuk bën punë si mjetë presioni ndaj tij.
Postimi i plotë:
E për punën e padisë, unë nuk kam marrë asnjë ftesë që sot të paraqitem në gjykatë. Dy ftesa paraprake, njëra vitin e kaluar dhe tjetra në gusht të këtij viti, më kanë ardhur me vonesë. Në njërën prej tyre (të fundit) shkruan se, nëse palët nuk paraqiten në seancë, konsiderohet se kanë hequr dorë nga kontesti gjyqësor. Nuk e di nëse Fitore Pacolli ka qenë e pranishme, por unë jo, sepse, siç e thashë, në të dyja rastet ftesat më kanë arritur me vonesë.
Sa i përket kërkesës, po, Fitore, ballafaqohemi në gjykatë. Këto muhabete për 10.000 € nuk bëjnë punë si mjet presioni. Nëse je mësuar ti me metoda të tilla, sepse diku ndoshta të funksionojnë. Me mua, jo.
Shihemi!/lajmi.net/