Zbulohet “sekreti” i Mimoza Ahmetit, ja ku do ta shohim së shpejti
Çfarë ndodh kur Mimoza Ahmeti dhe Ari Bakalli vendosen përballë njëri-tjetrit? Me shumë gjasë, një bisedë që mund të marrë çdo drejtim, përveçse atij që presim. Kjo është pak a shumë ideja që të lë një video e publikuar në Instagram, ku themeluesja e Andale Media, Dalina Buzi, shfaqet përkrah dy personazheve për të prezantuar…
ShowBiz
Çfarë ndodh kur Mimoza Ahmeti dhe Ari Bakalli vendosen përballë njëri-tjetrit? Me shumë gjasë, një bisedë që mund të marrë çdo drejtim, përveçse atij që presim.
Kjo është pak a shumë ideja që të lë një video e publikuar në Instagram, ku themeluesja e Andale Media, Dalina Buzi, shfaqet përkrah dy personazheve për të prezantuar një projekt të ri që do t’i bashkohet programacionit të Andale.
Sigurisht, prezantimi nuk mund të ishte shumë serioz. Me batuta, humor dhe ndërhyrje spontane, të tre zbuluan se Mimoza Ahmeti dhe Ari Bakalli do të kenë një program të përbashkët dhe publiku duhet të përgatitet për një dyshe jo fort të zakonshme.
Nga videoja kuptohet se dinamika mes tyre do të jetë një nga elementet më interesante të projektit. Moza dhe Ari duken si dy pole që herë afrohen, herë përplasen, por që pikërisht nga ndryshimet mes tyre mund të krijojnë biseda të paparashikueshme.
Mimoza Ahmeti, poetja dhe shkrimtarja e njohur, ka fituar një popullaritet të ri televiziv pas pjesëmarrjes dhe fitores në edicionin e tretë të “Ferma VIP”. Me mënyrën e veçantë të të shprehurit, reflektimet dhe batutat që janë kthyer në momente virale, Moza ka dëshmuar se nuk ka nevojë për një skenar për të tërhequr vëmendjen.
Nga ana tjetër, Ari Bakalli, ish-banor i “Big Brother 2” dhe një fytyrë e njohur e diskutimeve televizive, ka treguar se nuk i shmanget debatit, ironisë apo një përgjigjeje të drejtpërdrejtë.
Të dy kanë mënyrat e tyre të të parit dhe të komentuarit të gjërave dhe këtu qëndron edhe kurioziteti më i madh për bashkëpunimin e tyre. Për momentin, Andale nuk ka zbuluar shumë detaje rreth përmbajtjes, emrit apo datës së nisjes së programit.
Detajet e tjera do t’jua tregojmë sapo t’i mësojmë. Edhe ne kemi disa pyetje. Shumë, në fakt.