Aleanca: Humbja e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes dëshmi e dështimit të Qeverisë
Aleanca ka reaguar lidhur me humbjen e 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, duke e cilësuar këtë si dëshmi të dështimit të Qeverisë. Në reagimin e saj, partia ka kritikuar Qeverinë për mungesë vizioni, llogaridhënieje dhe rezultate në ekonomi, marrëdhënie ndërkombëtare dhe fusha të tjera. Sipas Aleancës, humbja…
Lajme
Aleanca ka reaguar lidhur me humbjen e 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, duke e cilësuar këtë si dëshmi të dështimit të Qeverisë.
Në reagimin e saj, partia ka kritikuar Qeverinë për mungesë vizioni, llogaridhënieje dhe rezultate në ekonomi, marrëdhënie ndërkombëtare dhe fusha të tjera.
Sipas Aleancës, humbja e këtyre mjeteve financiare përbën papërgjegjshmëri dhe dëmton perspektivën zhvillimore të Kosovës.
“Të humbësh miliona euro fondesh pa kthim në një nga vendet më të varfra të Evropës nuk është gabim apo vonesë burokratike, është papërgjegjshmëri absolute dhe goditje e drejtpërdrejt ndaj të ardhmes së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre
Partia opozitare ka theksuar se pasojat e këtij dështimi, sipas saj, do t’i bartin qytetarët e Kosovës dhe jo zyrtarët qeveritarë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: