Një mijë euro gjobë punëkryesit për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit, ngritet edhe procesverbal
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se kanë shqiptuar gjobë 1 mijë euro për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit. Siç ka njoftuar Pacolli, me të marrë informacionin zyrtarët e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në bashkëpunim me Policinë, kanë dalë në vendin e ngjarjes. “Ndaj punëkryesit është ngritur…
Lajme
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se kanë shqiptuar gjobë 1 mijë euro për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit.
Siç ka njoftuar Pacolli, me të marrë informacionin zyrtarët e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në bashkëpunim me Policinë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Ndaj punëkryesit është ngritur procesverbal dhe është shqiptuar gjobë mandatore në vlerë prej 1,000 eurosh. Ky është rasti i dytë i evidentuar në të njëjtin lokacion. Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria, ndërsa do të ndërmerren hapa të mëtejshëm ligjorë. Nuk do të lejojmë ndërhyrje të tilla që dëmtojnë natyrën. Bjeshkët tona do t’i mbrojmë me çdo mekanizëm ligjor!”, ka njoftuar Pacolli. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: