Vdes aktori i njohur Gjergj Mena

Aktori dhe regjisori i njohur, Gjergj Mena, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake Mena prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmi ka trishtuar familjarët, miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale. Aktorja Algiona Aga, ka postuar në profilin e saj në Instagram, ku…

ShowBiz

02/11/2026 13:36

Aktori dhe regjisori i njohur, Gjergj Mena, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake Mena prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi ka trishtuar familjarët, miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

Aktorja Algiona Aga, ka postuar në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet me Gjergjin dhe krahas shkruan disa fjalë prekëse, raporton KosovaPress.

“Ku t’i gjej fjalët për ty, Gjergji im… shoku im… miku im… vëllai im… njeriu im… familja ime… shpatulla ime. Mirënjohëse përjetë që të pata në jetën time. Do t’i lutem Zotit që shpirtrat tanë të takohen sërish, Gjergji im… Të dua përtej jetës”.

Për shtatë vjet radhazi, Mena drejtoi me pasion festivalin teatror për të rinj “TK RIN ART”, i cili iu ofroi mundësinë qindra të rinjve dhe të rejave të njiheshin me skenën, të zhvillonin talentin dhe të krijonin lidhjen e tyre me teatrin.

Mena ka qenë pjesë e drejtimit artistik dhe organizativ të aktivitetit, duke bashkëpunuar me regjisorë të rinj dhe shkolla të ndryshme të Tiranës. Në edicionin e vitit 2025, ai u prezantua si drejtor ekzekutiv i festivalit, i cili përfshinte nëntë shkolla dhe rreth 120 gjimnazistë pjesëmarrës.

Shfaqja “Yerma”, e bazuar në veprën e dramaturgut spanjoll Federico García Lorca dhe me regji të Menës, ishte një nga punët e tij të fundit.