Tahiri: Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 12:00, nuk u dakorduam që këtë javë të flitet për energjinë

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga Aleanca, Besnik Tahiri ka folur para mediave pasi ka përfunduar mbledhja e Kryesisë. Ai ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten në ora 12:00. “Është një mori temash që do të diskutohen. Kërkesa jonë për debat për energji dhe dështimet që kanë ndodhur në këtë…

Lajme

02/11/2026 11:48

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga Aleanca, Besnik Tahiri ka folur para mediave pasi ka përfunduar mbledhja e Kryesisë.

Ai ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten në ora 12:00.

“Është një mori temash që do të diskutohen. Kërkesa jonë për debat për energji dhe dështimet që kanë ndodhur në këtë sektor, çmimet e larta u dakordua të mbahet javën e ardhshme. Edhe pse është temë bukur e rëndësishme që ndërlidhet me energjinë është kjo: Sot për sot Kosova është duke e blerë çmimin më të lartë të energjisë në Ballkanin Perëndimor. sot për sot, blloku më i rëndësishëm i B1shit është jashtë funksionit për çka është folur shumë.  Si rrjedhojë Kosova në shumicën e qyteteve gjendet në terr”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/