Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, gjashtë nga viktimat janë femra
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Viti, Klinë dhe Pejë. Në gjashtë nga shtatë rastet e raportuara viktimat kanë qenë femra. Rastet e raportuara: Prishtinë / 01.11.2026 – 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull…
Lajme
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Viti, Klinë dhe Pejë.
Në gjashtë nga shtatë rastet e raportuara viktimat kanë qenë femra.
Rastet e raportuara:
Prishtinë / 01.11.2026 – 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
Lipjan / 01.11.2026 – 19:53. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit është liruar.
Prishtinë / 01.11.2026 – 19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Viti / 31.10.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër dhe viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit me rekomandim të specialistit është dërguar për trajtim mjekësor, nën mbikëqyrje të policisë.
Klinë / 01.11.2026 – 16:40. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë / 31.10.2026 – 06:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.
Klinë / 01.11.2026 – 23:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.