Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i vrasjes në tentativë është iniciuar në Podujevë. Dje rreth orës 14:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa në vendngjarje Policia ka hasur viktimën mashkull kosovar, ndaj të cilit dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri, por nuk e ka qëlluar. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e armës…

Lajme

02/11/2026 08:58

Një rast i vrasjes në tentativë është iniciuar në Podujevë.

Dje rreth orës 14:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa në vendngjarje Policia ka hasur viktimën mashkull kosovar, ndaj të cilit dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri, por nuk e ka qëlluar.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e armës e cila është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 01.11.2026 – 14:00-14:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur viktimën mashkull kosovar ndaj të cilit dyshohet se i dyshuari mashkull ka shtënë me armë zjarri, por nuk e kishte qëlluar. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhoja e amës e cila është sekuestruar si provë materiale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/