Tragjike në Gjilan: Babait i shpërthen në duar mjeti i dyshimtë, vdesin ai dhe foshnja tre muajshe
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një burrë dhe foshnja e tij rreth tre muajshe kanë humbur jetën. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se burri dyshohet se ka hapur një mjet të dyshimtë shpërthyes, i cili i ka shpërthyer në duar. Si pasojë, ai dhe foshnja që…
Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një burrë dhe foshnja e tij rreth tre muajshe kanë humbur jetën.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se burri dyshohet se ka hapur një mjet të dyshimtë shpërthyes, i cili i ka shpërthyer në duar. Si pasojë, ai dhe foshnja që ndodhej në afërsi kanë vdekur.
Sipas informacioneve të siguruara nga lajmi.net, personi i rritur është A.D., babai i foshnjës.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk janë bërë të ditura plotësisht. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar.
Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.
Detaje të tjera priten pas hetimeve dhe sqarimit të rrethanave nga organet kompetente. /Lajmi.net/