Dyshohet se një burrë dhe një foshnje tre muajshe janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Gjilan

Një burrë dhe një foshnjë rreth tre muajshe raportohet se janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit. Sipas raportimeve, trupat e pajetë janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa deri më tani nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes. Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin…

Lajme

01/11/2026 12:23

Një burrë dhe një foshnjë rreth tre muajshe raportohet se janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Sipas raportimeve, trupat e pajetë janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa deri më tani nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.