Zgjedhjet në SHBA: Mbi 50 milionë qytetarë kanë votuar tashmë, fushata në fazën përfundimtare
Ndërsa kandidatët po mbajnë një sërë aktivitetesh përmbyllëse të fushatave në mbarë vendin, më shumë se 50 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në qendrat e votimit ose kanë dërguar votat e tyre me postë, para zgjedhjeve të së martës. Presidenti Donald Trump ka mbajtur tubime pothuajse çdo ditë gjatë këtij muaji, në përpjekje për të…
Bota
Ndërsa kandidatët po mbajnë një sërë aktivitetesh përmbyllëse të fushatave në mbarë vendin, më shumë se 50 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në qendrat e votimit ose kanë dërguar votat e tyre me postë, para zgjedhjeve të së martës.
Presidenti Donald Trump ka mbajtur tubime pothuajse çdo ditë gjatë këtij muaji, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e republikanëve, raporton CNN.
Pas një ndalese këtë mëngjes në fushën e tij të golfit në Daytona Beach, Florida, ai do të zhvillojë gjashtë tubime virtuale përmes telefonit gjatë pasdites, përpara se të udhëtojë drejt Iowa-s dhe Kansasit të dielën.