Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i, e kërkonte Luksemburgu për vjedhje
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i personit me inicialet D.A. është realizuar më 30 tetor 2026, rreth orës 16:30, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i personit me inicialet D.A. është realizuar më 30 tetor 2026, rreth orës 16:30, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse, raporton lajmi.net
I njëjti kërkohej nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale të “Vjedhjes”.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra penale./Lajmi.net/