Përfaqësuese të Rrjetit të Grave kërkojnë ndryshimin e Kodit Penal te Haxhiu

Përfaqësuese të Rrjetit të Grave, kanë takuar sot kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun. Në njoftim bëhet e ditur se, gjatë takimit është diskutuar se çfarë mund të bëjë konkretisht Kuvendi për të parandaluar dhunën dhe vrasjet e grave. Po ashtu, shtohet se, Rrjeti i Grave të Kosovës, gjatë takimit ka shtruar edhe disa kërkesa, ku…

Lajme

30/10/2026 17:25

Përfaqësuese të Rrjetit të Grave, kanë takuar sot kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Në njoftim bëhet e ditur se, gjatë takimit është diskutuar se çfarë mund të bëjë konkretisht Kuvendi për të parandaluar dhunën dhe vrasjet e grave.

Po ashtu, shtohet se, Rrjeti i Grave të Kosovës, gjatë takimit ka shtruar edhe disa kërkesa, ku ndër të tjerash janë: ndryshimin e Kodit Penal për përfshirjen e femicidit dhe dhunës së kryer përmes teknologjisë, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe trajtimin e rasteve të dhunës, si dhe sigurimin e buxhetit të mjaftueshëm për punëtorët socialë dhe për shërbimet e specializuara për mbrojtjen dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.

“Gjithashtu, u theksua rëndësia e mbështetjes për organizatat e të drejtave të grave dhe përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Nicole Farnsworth, së bashku me anëtaret e Bordit, Nermin Mahmuti, Maria Berishaj dhe Antigona Baxhaku Idrizi, u takuan sot me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu dhe këshilltaret e saja.

Në këtë takim u diskutua se çfarë mund të bëjë konkretisht Kuvendi për të parandaluar dhunën dhe vrasjet e grave.

RrGK adresoi disa rekomandime konkrete, ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Penal për përfshirjen e femicidit dhe dhunës së kryer përmes teknologjisë, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe trajtimin e rasteve të dhunës, si dhe sigurimin e buxhetit të mjaftueshëm për punëtorët socialë dhe për shërbimet e specializuara për mbrojtjen dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e mbështetjes për organizatat e të drejtave të grave dhe përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse.

Në kuadër të kësaj përpjekjeje, RrGK u ka dërguar 120 zarfe personalisht deputetëve të Kuvendit, si dhe letra Kryeministrit dhe ministrave përkatës, me rekomandime konkrete se çfarë mund të ndërmarrin për parandalimin dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore. Këto rekomandime mbështeten në hulumtimet, ekspertizën dhe punën shumëvjeçare të RrGK-së në këtë fushë. 🔗Lexo këtu: https://womensnetwork.org/sq/publications/3369890/

RrGK do të vazhdojë bashkëpunimin me Kuvendin dhe institucionet e Kosovës për të shtyrë përpara këto rekomandime dhe për të siguruar zbatimin e reformave të nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe të drejtave të grave dhe vajzave.