Mbyllet tuneli te kurrizi në Prishtinë për dy ditë, Komuna tregon arsyen

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tuneli “Idriz Gjilani”, në lagjen Dardania, do të mbyllet për qarkullim nga sonte në ora 18:00. Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të bëhet për shkak të organizimit të aktivitetit “Halloween te Kultura House”. Tuneli do të mbetet i mbyllur nga data 30 tetor, në ora 18:00, deri më…

Lajme

30/10/2026 17:13

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tuneli “Idriz Gjilani”, në lagjen Dardania, do të mbyllet për qarkullim nga sonte në ora 18:00.

Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të bëhet për shkak të organizimit të aktivitetit “Halloween te Kultura House”.

Tuneli do të mbetet i mbyllur nga data 30 tetor, në ora 18:00, deri më 1 nëntor 2026, në ora 17:00.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

Kjo masë, sipas Komunës, po ndërmerret për të mundësuar zhvillimin e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve./Lajmi.net/