Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite projektligjet për Emergjencat dhe Bujqësinë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, më 2 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00. Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për rendin e ditës të seancës së ardhshme plenare, ku janë përfshirë disa çështje me rëndësi, raporton lajmi.net Ndër pikat kryesore janë…

Lajme

30/10/2026 17:51

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, më 2 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për rendin e ditës të seancës së ardhshme plenare, ku janë përfshirë disa çështje me rëndësi, raporton lajmi.net

Ndër pikat kryesore janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë, si dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për auditimin vjetor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për emërimin dhe zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në fund të mbledhjes është paraparë edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave./Lajmi.net/