Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati konstaton shkelje të sigurisë në punë
Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Gjatë inspektimit në terren, zyrtarët kanë evidentuar mangësi në përmbushjen e kushteve të sigurisë, çka ka çuar në nxjerrjen e vendimit për…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Gjatë inspektimit në terren, zyrtarët kanë evidentuar mangësi në përmbushjen e kushteve të sigurisë, çka ka çuar në nxjerrjen e vendimit për ndalimin e punimeve, raporton lajmi.net
Sipas njoftimit të Inspektoratit, ky vendim do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe sigurimin e kushteve të nevojshme për punë të sigurt.
Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren për të siguruar respektimin e legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë./Lajmi.net/