Presidentja sikur s’jeton në Kosovë, s’e thotë asnjë fjalë kur pyetet për rastin e Arlinda Zekaj

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, kur është pyetur nga gazetarët. Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Ndërkohë që ish-bashkëshorti i Zekajt, Jeton Sylaj, ditën e vrasjes ishte ndaluar nga…

Lajme

30/10/2026 11:42

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, kur është pyetur nga gazetarët.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Ndërkohë që ish-bashkëshorti i Zekajt, Jeton Sylaj, ditën e vrasjes ishte ndaluar nga organet e rendit pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës. Vetëm tri ditë para se të vritej Zekaj i kishte shkruar letër kryeprokurores së Pejës duke i treguar se jeta e saj po rrezikohej.