Familjarët e Arlinda Zekajt në ballë të protestës kundër vrasjes së grave në Pejë
Familjarët e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, janë vendosur në ballë të protestës kundër vrasjes së grave që po mbahet në Pejë. Protesta po zhvillohet për të kërkuar drejtësi për viktimën dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj. Vrasja e Zekajt ka nxitur reagime të…
Lajme
Familjarët e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, janë vendosur në ballë të protestës kundër vrasjes së grave që po mbahet në Pejë.
Protesta po zhvillohet për të kërkuar drejtësi për viktimën dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj.
Vrasja e Zekajt ka nxitur reagime të shumta, pasi ajo kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet dhe kishte raportuar dhunë në familje.
Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor.
Pas kësaj ngjarjeje, janë organizuar protesta për të kërkuar masa konkrete kundër dhunës ndaj grave dhe hetim të veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve në trajtimin e rastit