Protestat para objektit të Qeverisë, një policë goditet me vezë

Një protestë është duke u zhvilluar sot para objektit të Qeverisë, kundër vrasjes së grave. Kjo protestë po zhvillohet në kohën kur brenda objektit po mbahet konferenca për media e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në lidhje me rastin e vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt, transmeton lajmi.net.…

Lajme

30/10/2026 09:58

Një protestë është duke u zhvilluar sot para objektit të Qeverisë, kundër vrasjes së grave.

Kjo protestë po zhvillohet në kohën kur brenda objektit po mbahet konferenca për media e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në lidhje me rastin e vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt, transmeton lajmi.net.

Gjatë mbarëvajtjes së protestës, një nga policët është goditur me vezë.

Policia me forca të shtuara është duke qëndruar para objektit të qeverisë.

Kjo është dita e tretë e protestës. Protestat e ditëve të kaluara kanë filluar nga ora 16:00, por sot janë mbajtur në mëngjes pas thirrjes për konferencë nga ministrat, nga të cilët po kërkohet dorëheqja./lajmi.net/