Protestuesit nisin të mblidhen tek hyrja kryesore e Qeverisë

Një numër i të rinjve kanë filluar të mblidhen tek hyrja e Qeverisë së Kosovës. Të njëjtit paralajmëruan protestën e sotme pikërisht në kohën kur edhe pritet të nis konferenca e thirrur nga Kryeministri Albin Kurti, për ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dhe atë të Drejtësisë, Donika Gërvalla. Gërvalla dhe Sveçla pritet që të flasin…

Lajme

30/10/2026 08:55

Një numër i të rinjve kanë filluar të mblidhen tek hyrja e Qeverisë së Kosovës.

Të njëjtit paralajmëruan protestën e sotme pikërisht në kohën kur edhe pritet të nis konferenca e thirrur nga Kryeministri Albin Kurti, për ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dhe atë të Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Gërvalla dhe Sveçla pritet që të flasin për raportin e rastit tragjik të Arlinda Zekaj, e cila u vra mizorisht nga kunati i saj, Albert Sylaj, pas një dhune të ashpër dhe kërcënimeve të shumta si nga ish-burri Jeton Sylaj, po ashtu dhe nga kunati dhe të tjerët./Lajmi.net/