Gërvalla nuk i dëgjon thirrjet për dorëheqje: Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka komentuar protestat dhe kërkesat për dorëheqjen e saj dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Ajo ka thënë se protestuesit nuk janë kundër tyre si ministra. “Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën”, ka deklaruar Gërvalla. Gjatë konferencës për media, Gërvalla deklaroi…

Lajme

30/10/2026 10:07

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka komentuar protestat dhe kërkesat për dorëheqjen e saj dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ajo ka thënë se protestuesit nuk janë kundër tyre si ministra.

“Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën”, ka deklaruar Gërvalla.

Gjatë konferencës për media, Gërvalla deklaroi se do ta konsideronte dorëheqjen nëse një veprim i tillë do të ndihmonte në përshpejtimin e procesit dhe në përmirësimin e situatës.

Ajo tha se nuk do të hezitonte të largohej nga detyra nëse konstatohet se ka pasur përgjegjësi, duke theksuar se është në anën e viktimave.

Megjithatë, Gërvalla u shpreh se, sipas saj, momentalisht nuk është koha për një hap të tillë.

Ajo ka kërkuar që t’i lejohet të vazhdojë punën, duke thënë se viktimat e dhunës në familje e kanë aleaten më të fuqishme te koordinatorja kombëtare.

“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive për veprim dhe mosveprim, unë do kisha dhënë dorëheqje. Unë mendoj që pikërisht e kundërta është. Qytetari i Republikës së Kosovës e din që unë gjithë jetën time politike jam në anën e viktimave, me një kosto të lartë publike. Unë ju siguroj që viktimat e dhunës në familje aleatin më të fuqishëm sot e kanë te koordinatorja kombëtare, na lejoni të bëjmë punën tonë na lejoni që të kujdesemi që të vihen në pah të identifikohen dhe të adresohen përgjegjësitë dhe atëherë e diskutojmë përsëri çështjen e dorëheqjeve”, tha ajo./Lajmi.net/

S’ka dorëheqje nga Donika Gërvalla| Tani planifikon edhe krijimin e një mekanizmi tjetër për çështjet e dhunës në familje